Intervistat/ “Kallaku? S’kemi pse qahemi më“, Martini ndjen vështirësitë e kampionatit: Luftë e egër për pikë

Ka përfunduar në shifrat 1-0 ndeshja e sotme mes Teutës dhe Apolonisë, e vlefshme për javën e 18 të Kategorisë Superiore. Ishte Rustem Hoxha ai që shënoi golin e fitores, duke mbajtur ende në garë skuadrën e tij për “vallen“ e titullit. Në fund të ndeshjes protagonistët e takimit kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli“ në “Supersport”.

Martini (Teuta): “Të rëndësishme për ne tani janë pikë, sepse lufta për to është e egër. Mendoj që me këto ekipe çdo skuadër do e ketë të vështirë, sidomos me Apoloninë. Sot bëri një lojë shumë të mirë. Mungesa e golave për Krasniqin dhe Bregun? Është e vështirë të vish nga një ekip me mënyrë loje tjetër, te Skënderbeu kishin 2 vite që luanin bashkë, në një tjetër ekip me tjetër mënyrë loje. Ndoshta edhe ne duhet t’i mbështesim më tepër Krasniqin dhe Bregun. Po ndryshojmë dhe stil loje për ta. Duhet të qetësohemi. Jam i sigurt se do të na ndihmojnë në momentet më kyçe. Na mungon Kallaku, por nuk kemi pse të qahemi më. Nuk duhet ta kthejmë kokën mbrapa. Duhet të luftojmë me këta që kemi. Kemi cilësi dhe kualitetin e duhur”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online