Intervistat/ “Ishim në një mendje me presidentin”, Hallaçi është optimist: Lojtarët e Kukësit po më…

Kukësi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat duke lënë disi pas shijen e hidhur të krizës së rezultateve. Verilindorët ia dolën duke përmbysur Bylisin në shifrat 2-1 falë heroit Ibrahimi. Në fillim ishte ballshiotët që gjetën rrugën e rrjetës falë ekzekutimit të saktë të Stojanovic.

Më pas do të ishte Ibrahimi që i gjetur në zonën kundërshtare pas krosimit të bukur të Kotobellit, do të gjente rrugën e rrjetës. Aksioni model i ardhur nga verilindorët në pjesën e dytë do të vendoste edhe historinë e këtij takimi teksa pas krosimit fantastik të Ibrahimit, Eze tundi rrjetën me kokë.

Në krahun tjetër Skënderbeu dhe Apolonia janë ndarë në paqe duke barazuar në shifrat 1-1. Të dyja ekipet kanë shënuar nga pika e bardhë teksa fillimisht ishin korçarët me Meksin që gjetën rrjetën, ndërsa Gjata do të barazonte shifrat. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve:

Ahmataj (Skënderbeu): “Kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë në terren të rënduar. Kishim mundësinë për të dyfishuar shifrat, por Apolonisë i erdhi një ndihmë, një shtysë me faulla që nuk u dhanë për ne. Mungon një penallti për ne në pjesën e parë. Është hera e parë që jam kaq i nervozuar, ka ardhur një pikë që ne themi: “Po çfarë po bëjmë?”. Jemi duke sakrifikuar larg familjes sonë, për të përfaqësuar qytetin e Korçës në mënyrën më të mirë, dinjitoze, me të gjithë djemtë e rinjë. Megjithatë gabimet e arbitrave janë në vazhdimësi kundër nesh. Penalltia e Apolonisë nuk ishte aspak. Kjo është hera e parë dhe e vetme që flas për arbitrat. Shihni edhe rastin e javës së shkuar. Nuk jemi dënuar nga lojtarët e rinjë, por në mënyra të tjera. Skënderbeu do tregoj se nuk dorëzohet, se do vazhdojë të luajë futboll dhe nuk largohet nga Superiorja”.

Kamarata (Apolonia): “Ishte një pikë shumë e rëndësishme ndaj një rivali direkt. Ne do të donim që të fitonim ndeshjen, por nuk jemi vetëm ne në fushë, por edhe kundërshtari. Ishte një ndeshje e fortë dhe rezultati i rri përshtat. Penallti jonë? Ishte e tillë pasi Gjata ishte përpara dhe mbrojti topin, bravo për të, nga pankina për mua ishte neto ajo penallti. Ishte penallti e pastër, si mund të mos e japësh, kur lojtari i atyre përqafon futbollistin tonë?”.

Hallaçi (Kukësi): “Lojtarët e kanë ende atë dhimbjen e rezultateve negative, i kemi thënë lojtarëve që duhet të kemi atë vazhdimësinë tonë. Në situatat e krizës duhet gjithmonë që të rrimë të bashkuar pasi kuptohet që tensioni është i madh. Për këtë arsye kemi takuar edhe presidentit, të gjithë ishim në të njëjtin mendim se duhet të qëndrojmë afër njëri-tjetrin. Kriza zgjati pak më shumë se çfarë duhej dhe tani po kthehemi te rezultatet. Lojtarët po i kuptojnë gjërat që duhen bërë. Tani presim edhe përforcime cilësorë për vazhdimësinë. Unë kam idetë e mia dhe lojtarët po më kuptojnë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online