Intervistat/ Ironia e Cungut për lojën e fortë: Iu lumtë! Bylisi nuk na mundi me futboll

Katër ndeshje të Superiore janë zhvilluar dhe mbyllur në këtë mesjavë, me fitoren e Teutës, Bylisi dhe Luftëtarit. Ndërsa më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Daja (Skënderbeu): “Sot fitoj Luftëtari dhe asgjë nuk është normale, pasi kishte më shumë dëshirë në fushë. Në lojë fitohet edhe kur ka probleme brenda. Unë jam trajner i Skënderbeut dhe lojtarët që janë këtu duhet të mbledhin mendjen se i përkasin këtij klubi. Jo të bëjnë ndeshje si sot, por të tregojnë se e meritojnë këtë fanellë. Unë nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e ekipeve që janë përmendur. Duhet të mbyllim ndeshjet e fundit dhe të flasim me presidentin se kush lojtar do të largohet”.

Dovedan (Bylis): “Ka qenë një ndeshje me shumë vuajtje nga ana jonë, pasi hapësirat kanë qenë shumë të pakëta te Laçi që janë lojtarë shtatlartë. Bëra ndryshime me Hadroj dhe Celis, pasi Celis futet më mirë në zonë dhe mendoj se kam bërë një zgjedhje më të mirë. Ne punojmë edhe në stërvitje që ta finalizojmë aksionin me goditje në portë. Këtu çaluam edhe pak sot, por kjo edhe varet nga futbollistët sesi shprehen në fushë”.

Edi Martini (Teuta): “Kënaqsia më e madhe pasi fituam me kampionin e Shqipërisë dhe pas disa vuajtjesh. Nuk dua të diskutoj arbitrat. Edhe para një jave Teuta u dënua. Nuk dua të flas me arbitra, megjithëse kur ndikojnë në rezultat, i shprehim pakënaqësitë. Por kur fitojmë, e kemi më të lehtë të mos flasim për ta. Ekipi ka dhënë zemrën në fushë. Dua të falenderoj edhe Shkëmbin që më la këtë ekip. Ne kemi punuar vetëm në anën psikologjike, pasi kishim pak kohë për të përmirësuar gjërat e tjera. Beqja bëri një gabim, në një moment që mund të dilte lojtari i Partizanit me të kuq, jo ai”.

Duro (Kukësi): “Sot ka qenë një fitore shumë e rëndësishme ndaj një ekipi kompakt. Të them të drejtën, e prisja ndeshjen më të vështirë. Goli i Vllaznisë të krijon tension, megjithëse nuk na rrezikoi. Ekipi luajti shumë mirë dhe megjithëse për mua duhej ta mbyllnim sa më shpejt. Rezultatin e menaxhuam shumë mirë

Kristidhi (Luftëtari): “Marantas? Ne kemi lënë djersën dhe rinin tonë këtu te Luftëtari, prandaj e ndiejmë dhe përjetojmë më shumë situatën. Duam që Luftëtari të mos bjerë nga Superiorja. Pas të dielës do të bisedojmë me presidencën. Duke parë renditjen, ne Skënderbeun kemi si kundërshtarin tonë dhe e lamë në vend. Pas kësaj fitore, futemi në garë”.

Cungu (Laçi): “Ne kishim një mungesë të rëndësishme si Shehu në skuadër. Për këtë arsye luajtëm me 3-4-3. Unë e dija që në fillim që do të tentonin rrezikshmërinë me goditjet standarte, ashtu edhe ndodhi. Bylisi nuk është se na vuri në vështirësi në aspektin e futbollit. Madje ata bënin edhe një lojë të fortë, që për çudi po lejohej edhe nga arbitrat. Pra Bylisi i kishte marrë masat për të na mundur jo vetëm me futboll. Jam dakort që futbolli është sport burrash, por brenda disa rregullave. Unë e dija shumë mirë se çfarë na priste dhe për këtë arsye unë i kisha thënë lojtarëve që të bënin lojë të fortë që t’i përgjigjeshin në të njëjtën monedhë. Por neve na ndëshkonin me të verdhë dhe kartonat kushtojnë shumë te ne. Bylisi i kishte marrë direktivat që të sulmonin Nabuezen dhe ta nxirrnin nga loja. Lojtarët tanë kërcyen për të mos ngrenë shkelmat, por arbitri nuk mbajti asnjë krahë. I lumtë Bylisit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online