Intervistat/ “I thashë lojtarëve: ‘A e kuptoni kush jeni’”? Shehi: Mesazhe nga Partizani? Ne shikojmë hallin tonë

Pak më parë janë mbyllur takimet e orës 13:00 të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Sigursishtë që e gjithë vëmëndja ishte e kthyer në Shkodër, atje ku në stadiumin “Loro Boriçi” luhej klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Bardheblutë kanë fituar me përmbysje në shifrat 1-2, duke i hapur telashe kuqebluve sa i përket luftës për titull. Ndërkohë Kastrioti ka barazuar 0-0 me Apoloninë, ndërsa Bylisi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun. Pas përfundimit të 90 minutave, vetë protagostët e takimeve kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas Goli” në Supersport.

Shehi (Tirana): “Pas ndeshjes i kam thënë lojtarëve: ‘A e kuptoni kush jeni’? Ishte një javë shumë e ngarkuar, për vetë faktin e kundërshtarit me të cilin luanim, një kundërshtar shumë i fortë. Edhe ndeshja me Kukësin ka qenë e mirë. Për shkak të terrenit nuk u shfaqën mirë. Te ndeshja e sotme, falenderoj Kristin që vjen pas një periudhe të gjatë pushimi, për shkak të fatkeqësisë dhe futet në lojë. Ndoshta ky modul mund të jetë edhe në vazhdim. Gara është shumë e fortë. Por duke pasur parasysh që ka shumë pikë në lojë do bëjmë maksimumin për të qenë vetëvetja.Mesazhe falenderimi nga Partizani?  Pas ndeshjes nuk e pashë telefonin. Kur fitojmë marrim shumë mesazhe, ndërsa kur humbim nuk i bie ndërmend njeriu, madje ka edhe nga ata që kalojnë në ofeza. Do jenë kënaqur shumë ata që janë poshtë, por ne shikojmë hallin tonë”.

Memelli (Skënderbeu): “Nuk jam i zhgënjyer me skaudrën, përveç faktit se humbën disa raste në pjesën e parë. Raste të tilla në një fushë si kjo e Ballshit nuk vijnë shpesh as për ekipet e mëdhaja, e jo më për një ekip si ne. Këta që japin penallti të tilla nga java në javë, që kërkojnë të na spostojnë nga rruga nuk kanë shanse. Përgjegjësia e rezultateve peshon mbi mua. Të japësh një penallti me dorën vertikal poshtë, unë nuk mendoj që rregullorja e përmban këtë. Ku është penalltia këtu? Ndryshon topi drejtimin e tij, apo jo? Nëse ne gjatë gjithë jetës do të kishim luajtur tenis, atëherë mund të na hidhnit hi syve”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online