Intervistat/ “Hoxha? Nga më kryesorët, dua ta rikthej në fushë”, Sormani i kënaqur me fitoren: Zhbllokimi i Bardhit pozitiv

Sot janë luajtur edhe dy ndeshjet e para të javës së 30-të të Superiores. Partizani ka fituar me rezultatin 1-2 kundër Flamurtarit, ndërsa në kryeqytet Tirana duket se e ka harruar plotësisht atë humbje kundër Teutës. Bardheblutë kanë fituar bindshëm me shifrat e pastra 3-0 në klasiken kundër Vllaznisë, edhe pse për një pjesë të lojës ka luajtur me vetëm 10 lojtarë. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për Supersport.

“Ka një faktor pozitiv, që është zhbllokimi i Bardhit. Duhet të fitojmë me cdo kusht ndeshjen e radhës për të treguar që e kemi kaluar këtë situatë. Unë jetoj me presionin e vetes sime për ti fituar të gjitha ndeshjet. Shoh të punoj për të parë gjërat pozitive. I bëj komplimete Hakajt sot, që nuk ishte në rolin e tij, por bëri mjaft mirë. Rinovimi i Hoxhës? Nuk duhet të më pyesni mua. Mbetet një nga lojtarët kryesor të skuadrës. Ajo që dua të them është që përqendrohem për ta kthyer sa më shpejt në fushë sepse është një nga lojtarët thelbësor të skuadrës. Ndjekim me përpikëri edhe të rinjtë. Po punojmë më tepër te Llanaj, Cara apo Ferati për t’i dhënë më tepër mundësi t’i kemi në të ardhmen këta lojtarë. Nuk përjashtohet që në ndeshjet e mbetura edhe futbollistë të tjerë të kenë më tepër hapësira”, ka thënë Sormani./Halit Delibasho-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *