Intervistat/ “Hajde analizoje këtë çfarë do të thuash ti“, Daja debaton me gazetarin: Nuk më pëlqen kur ju në studio…

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Bylisi ka barazuar në Korçë kundër Skënderbeut në shifrat 1-1 dhe pret kështu biletën për 4 më të mirat. Në gjysmëfinale do i bashkohet Tiranës, Kukësit dhe Teutës, ndaj të cilëve do të synojnë të prekin trofeun që të dërgon në Europë, objektivi i klubit për këtë sezon. Ndërkohë në përfundim të takimit kanë thënë fjalën e tyre edhe vetë protagonistët, intervistat e të cilëve për “Supersport“ mund t’i ndiqni më poshtë.

“Goli i Bylisit? S’ka nevojë për koment se shikohet taka lart. Nuk është problem i kryesori po i anësorit që e kishte 10 metra larg. Po nuk më intereson kjo, më intereson ajo që thotë Gjergji: “Më mirë ta kishte dhënë penallti dhe të gabonte arbitri e të dëmtoheshim ne, se sa të kthehej një vendim i gabuar”. Hajde tani analizoje këtë çfarë do të thuash ti. Më mirë të jepte 8 kartona në kampionat, mos të dilte Meksi të mbyllte sezonin. Nëse merremi ishte faull apo jo shiheni dhe bëni çfarë të doni. Nuk më pëlqen kur ju në studio merrni legjitimoni diçka që në fund fare kthehet me të drejtë. Unë të dëgjova. Nëse nuk është penallti, te kthehet në minutë të parë apo të rikthehet në minutë të 4. Më mirë një rezultat i drejtë. Kemi pasur shanset për të dyfishuar rezultatin.

Me një krah të djathtë të boshatisur, sepse Jashanica ishte në stol, jam i kënaqur me atë që është shfaqur. Ne të gjithë ia bëmë yzmetin, nuk ka buzëqeshi në finalizime. Do kërkojmë të ecim sa më shumë në kampionat. Kemi bërë mirë edhe në ndeshjen e shkuar me Ballshin që nuk dihej çfarë ishte betejë apo futboll. Motivimi te ne është i vështirë sepse jemi një ekip i dënuar. Nuk e di kush e ktheu vendimin. Edhe nëse është në disfavorin tonë, nëse do të ishte një vendim i drejtë do e pranoja. Pashë që arbitri i katërt komunikonte me kryesorin. “, ka thënë Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *