Intervistat/ “Futbolli është i poshtër”, Orges Shehi i çliruar pas ndeshjes: Kjo fitore e Kukësi më pëlqeu shumë, shohim vetëm Tiranën

Superiorja ka rifilluar pas periudhës së pandemisë, duke dhuruar një numër të lartë golash dhe të papritur nga ana e sportdashësve që e kanë ndjekur nga televizori, për shkakun se nuk mund të ishin të pranishëm në stadium. Tirana ka arritur të fitojë ndaj Bylisit në transfertë me rezultatin 1-3, ndërsa Kukësi ia doli në fund me shifrat 2-1 ndaj Luftëtarit. Për të vazhduar me barazimin 1-1 te Laçi-Teuta dhe fitoren në transfertë në shifrat 1-3 të Vllaznisë ndaj Flamurtarit. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “Ishte një ndjesi ndryshe dhe lojtarët ishin të entuziazmuar për rikthimin në futbollin e luajtur. E nisëm prapë vallen dhe duam që të shkojmë kështu deri në ndeshjen e fundit. Duam ta çojmë deri në fund këtë që kemi nisur. Këto 3 pikë të marra në Ballsh janë si 6 pikë normale në kushte të tjera. Ngo? Nuk ka problem për t’u shqetësuar, çfarë ndodh brenda familjes, ngelet këtu. Festimet? E kemi respektuar mesa di unë”.

Cungu (Laçi): “Nuk është pak që të luash futboll pas shumë muajsh mungese, disa lojtarë që kishin humbur freskinë e tyre. Njëkohësisht edhe mungesa e tifozëve na ka dëmtuar. Nuk dua të hap debat, por mendoj që dua të lejohen tifozët në stadiumet tona dhe duke respektuar distancat. Ne duke hequr derbin që kemi në vend nuk është se kemi shumë të pranishëm. Gjithsesi janë ata që e vendosin vetë, por do të donim tifozët”.

Novi (Luftëtari): “Djemtë e ekipit janë në moshë të re, por ky është futbolli, fati është me ekipet më të mëdha. Kemi dhënë zemrën në fushë, duhej që ndeshja të mbyllej në barazim. Ka të bëj edhe mosha pasi po të ishte një tjetër lojtar në rastin e Oshafit në minutën e fundit, mund ta ndalonte topin dhe ta realizonte. Luftëtari nuk do toleroj asnjë dhe do ta respektojmë kampionatin. Tani jemi me mendjen më shumë për vitin e ardhshëm”.

Martini: “Kur erdha këtu isha i kënaqur me dy rezultate, vetëm të mos e humbisnim ndeshjen. Kemi barazuar dhe sigurisht që fitorja do të na kënaqte më tepër. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, por e kemi pësuar nga pakujdesia dhe sigurisht që na e ka zbehur disi. Bëra dy zëvendësime për shkakun se kur ktheva kokën nga stoli pashë vetëm djemë të rinjë. Jo se nuk kam besim tek ata, por t’i aktivizosh në një moment të tillë, është thikë me dy presa”.

Shehi (Kukësi): “Jo, kjo fitore më ka pëlqyer shumë. Më ka pëlqyer shumë pasi vlen tre pikë dhe ne e kemi interpreter mirë. Vetëm se duhej që ta zgjidhnim sa më shpejtë, kjo duhej përmirësuar. Kukësi nuk i merr lehtë ndeshjet, pasi duket që ne krijojmë rastet, vetëm se duhet të jemi më agresiv në momentin e fundit. Ne duhet të jemi të këqinjë dhe të egër. Futbolli është aq i poshtër aqsa të ndëshkon atëherë kur ti e mendon të mbyllur. Kur lë pikë edhe në të tilla ndeshje pastaj, atëherë të djeg jashtë mase. Të siguroj se do të shoh vetëm lartë për Tiranën sesi mund ta arrijmë dhe nuk do të dorëzohemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *