Java e 20 e Superiores ka vazhduar në pasditen e sotme, atje ku Kukësi ka fituar me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Flamurtarit, ndërsa Teuta ia doli ndaj Teutës 2-1. Ndërkohë më herët ishte Partizani që nuk gaboi në transfertë ndaj Luftëtarit në shifrat 0-3. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport” menjëherë pas përfundimeve të këtyre ndeshjeve:
Duro (Kukësi): “Sot e kemi zgjidhur shpejt takimin dhe nëse ndaj Luftëtarit do të shënonim herët, atëherë do ta mbyllnim si sot (1-4). Se Luftëtari që nga ai goli i anulluar ndaj nesh ka ngrënë nja 20 gola. Unë i kam miq të gjithë drejtuesit atje dhe trajnerin. Po janë treguar shumë amator duke u marrë me golin e anulluar, duke parë që kishin ndeshje të njëpasnjshme. Janë marrë ditë e ditë me atë gol.
Shkurtaj është një nga sulmuesit më të mirë të Superiores, unë e kam thënë më herët. Por duhej të kishte shënuar edhe në ndeshjet e kaluara. Për Çemën do të shtohen hapësirat pas largimit të Dakut, është djal i ri dhe ka kohë përpara. Unë më shumë frikë kam këto ndeshjet si sot sesa ato ndaj Tiranës dhe Partizanit. Kisha frikë për ndonjë gabim me Flamurtarin. Kur e zëvendësova Shkurtajn më tha që: “Përse nuk më le që të bëja edhe golin tjetër?”.
Edi Martini (Teuta): “Djemtë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë sot. Golin e parë e kemi dhuruar me gabimin e portierit, por ky është futbolli. Ndikoi edhe dalja me të kuqe e Cyrbjes, që e la skuadrën për shumë minuta me një lojtar mangut. Nuk është se e kishim mbingarkuar emocionalisht ekipin. Aleksi është nervoz dhe ka grintë edhe në stërvitje. Sa i përket Cyrbjes ishte e pafalashme ajo dalja me karton të kuq. Por ai është simulim për mua nga Kale. Atij bravo i qoftë, por është turp. Do të jetë një ndër shfaqjet e aktorëve kjo e Kales, megjithëse e dënoj edhe gjestin e Cyrbjes”.
Egbo (Tirana): “Ekipi ka treguar karakter dhe personalitet, pasi përmbysëm rezultatin brenda 45 minutave dhe kjo nuk është e lehtë. E vlerësuam ndeshjen pasi Teuta ishte rivali direkt me ne. Lojtarëve të mi u thashë në dhomat e zhveshjes që të shënonin golin e tretë dhe të kërkonim për më tepër realizime, por kur u futëm në fushë nuk ishte aq e lehtë. Lojtarët kishin emocione nga stadiumi dhe jepnin shumë nga vetja. “Selman Stërmasi” është shtëpia jonë dhe nuk do të luajmë gjithmonë në “Air Albania”, e kemi si të shtëpi të dytë këtë”.