Intervistat/ “Edhe lojtarët me eksperiencë ecin në fushë”, Dedja nuk e kupton Jorgjin: E habitshme që nuk e akordoi penalltinë

Sot janë luajtur edhe dy ndeshjet e para të javës së 30-të të Superiores. Partizani ka fituar me rezultatin 1-2 kundër Flamurtarit, ndërsa në kryeqytet Tirana duket se e ka harruar plotësisht atë humbje kundër Teutës. Bardheblutë kanë fituar bindshëm me shifrat e pastra 3-0 në klasiken kundër Vllaznisë, edhe pse për një pjesë të lojës ka luajtur me vetëm 10 lojtarë. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për Supersport.

“Edhe lojtarët më me eksperiencë ecin në fushë. Shumë e habitshme ishte që Jorgji nuk e akordoi atë penallti. U bënë shumë gola në ndeshjet e fundit. Unë do të ndërhyj në portë. Do i iki këtyre lojtarëve që ecin nëpër fushë, një prej tyre do të jetë edhe portieri”, ka thënë trajneri Dedja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *