Intervistat/ Duro tregon festën e Rrocës: Erdhi tek mua pas golit, se e kam kritikuar

Dy ndeshjet e para të javës së 13 të Superiores janë mbyllur, atje ku Kukësi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit falë golave të Abazajt dhe Rrocës. Nga ana tjetër, Flamurtari ka barazuar në minutat e fundit me rezultatin 1-1 ndaj Luftëtarit falë Nikajt, por kjo pikë nuk shijon në Vlorë, që ende nuk e kanë marrë fitoren e parë në këtë kampionat.

Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”, menjëherë pas mbylljes së këtyre takimeve:

Shpëtim Duro (Kukësi): “Në pjesën e parë nuk kemi bërë mirë. Kemi humbur pasime të thjeshta dha Bylisi na krijoi probleme. Pastaj e menaxhuam mirë lojën dhe ndryshimet ishin të duhura. Mund të shënonim edhe gola të tjerë, por ndaj Bylisit të gjithë do e kenë të vështirë. Rrocën e kam kritikuar shumë dhe prandaj erdhi te mua. Ka humbur shumë raste të pastra më herët. Shkurtaj është munduar dhe bëri maksimumin, por nuk është në 100% e tij. Të kesh Gavazajn në stol është luks për mua dhe bëra ato zgjedhje që mu dukën të duhurat. Në këtë kampionat nuk ka ndonjë ekip që bën spektakël, prandaj duhet ta theksojmë. Ne kemi presionin e pikëve dhe gabimi sot do hapte shumë probleme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *