Intervistat/ Duro: E prisja më të vështirë Vllazninë, nuk e rrezikuam kurrë fitoren

Katër ndeshje të Superiore janë zhvilluar dhe mbyllur në këtë mesjavë, me fitoren e Teutës, Bylisi dhe Luftëtarit. Ndërsa më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Daja (Skënderbeu): “Sot fitoj Luftëtari dhe asgjë nuk është normale, pasi kishte më shumë dëshirë në fushë. Në lojë fitohet edhe kur ka probleme brenda. Unë jam trajner i Skënderbeut dhe lojtarët që janë këtu duhet të mbledhin mendjen se i përkasin këtij klubi. Jo të bëjnë ndeshje si sot, por të tregojnë se e meritojnë këtë fanellë. Unë nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e ekipeve që janë përmendur. Duhet të mbyllim ndeshjet e fundit dhe të flasim me presidentin se kush lojtar do të largohet”.

Dovedan (Bylis): “Ka qenë një ndeshje me shumë vuajtje nga ana jonë, pasi hapësirat kanë qenë shumë të pakëta te Laçi që janë lojtarë shtatlartë. Bëra ndryshime me Hadroj dhe Celis, pasi Celis futet më mirë në zonë dhe mendoj se kam bërë një zgjedhje më të mirë. Ne punojmë edhe në stërvitje që ta finalizojmë aksionin me goditje në portë. Këtu çaluam edhe pak sot, por kjo edhe varet nga futbollistët sesi shprehen në fushë”.

Edi Martini (Teuta): “Kënaqsia më e madhe pasi fituam me kampionin e Shqipërisë dhe pas disa vuajtjesh. Nuk dua të diskutoj arbitrat. Edhe para një jave Teuta u dënua. Nuk dua të flas me arbitra, megjithëse kur ndikojnë në rezultat, i shprehim pakënaqësitë. Por kur fitojmë, e kemi më të lehtë të mos flasim për ta. Ekipi ka dhënë zemrën në fushë. Dua të falenderoj edhe Shkëmbin që më la këtë ekip. Ne kemi punuar vetëm në anën psikologjike, pasi kishim pak kohë për të përmirësuar gjërat e tjera. Beqja bëri një gabim, në një moment që mund të dilte lojtari i Partizanit me të kuq, jo ai”.

Duro (Kukësi): “Sot ka qenë një fitore shumë e rëndësishme ndaj një ekipi kompakt. Të them të drejtën, e prisja ndeshjen më të vështirë. Goli i Vllaznisë të krijon tension, megjithëse nuk na rrezikoi. Ekipi luajti shumë mirë dhe megjithëse për mua duhej ta mbyllnim sa më shpejt. Rezultatin e menaxhuam shumë mirë. Skuadra më e fortë për ne është vendi i dytë, që nuk e di kush është”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online