Intervistat/ Brdariç nuk e bën dramë barazimin: Jemi Vllaznia, nuk jemi ekip i nivelit europian

Nuk mund të ketë vetëm fitore për Vllazninë këtë sezon. Shkodranët kanë realizuar një kampionat fantastik deri më tani, duke qenë ekipi për tu mundur. Por seria e fitoreve ka përfunduar sot, teksa Kastrioti i thotë “ndal” kryesuesve në “Loro Boriçi”. Ndeshja është mbyllur me shifrat 0-0, ndërsa në përfundim të saj protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Brdariç (Vllaznia): “Ne jemi ekipi i Vllaznisë, nuk jemi ekip i nivelit europian. Por ne duhet të punojmë. Nuk është e thënë që duhet të fitojmë gjithmonë. Sot ka qenë një ditë shumë e vështirë për të luajtur futboll. Me këtë terren, me këtë kohë, me këtë shi…. Ne kemi luajtur më shumë, kemi pasur më tepër shanse. Megjithatë ne prapë kemi 7 pikë diferencë ndaj të tjerëve. Duhet të luanim më mirë, të mos bënim këto gabime që bëmë sot. Megjithatë edhe gjykimi pati problemet e veta. Ishte problemi i shiut që ne nuk bëmë festimin tonë në fund”.

Ndreu (Kastrioti): “E kam deklaruar gjatë gjithë javës që jam i kënaqur kur skuadra luan mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatin. Kam lojtarë që japin gjithë arsenalin e vetë në fushë. Duke patur pavarësisht Vllazninë e di që është një skuadër së cilës po i lëshove terren të merr fushën. Me më thonë kemi pasur një rast penalltie. Do e shoh dhe të flas. Por të tregoheshin pak më të vëmendshëm lojtarët anësorë mund ta kapnim Vllazninë në befasi. Kjo ka shumë elemente të faullit. Ishte një penallti e pastër. Nuk e kuptoj pse nuk e ka dhënë. Unë kam natyrën që atë që më takon dua të ma japin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *