Intervista/ “Luajtëm në gjysmëfushën e Skënderbeut”, Daja: Nuk më duket me vend që…

Partizani është një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin kampion nisur nga përforcimin në merkato dhe sezoni i shkuar. Megjithatë gabimet personale po i kushtojnë shumë të kuqëve në dy takimet e para. Këtë herë ishte Zhunior që gjeti avantazhin për të kuqtë në minutën e 55 pas VAR-i do të akordonte penalltinë.

Tashmë lojtari i Partizanit i kishte lënë lojërat e imitimit të Jorginho dhe dërgoi topin në rrjetë. Por menjëherë pas nisjes së topit nga Skënderbeu erdhi goli i barazimit. Tërësisht e pakuptueshme sesi mbrojtësi i Partizanit nuk u kuptua me Alban Hoxhën, për t’i falur Berishës realizimin.  Me këto shifra do të mbyllej edhe koha e rregullt, ndërsa Skënderbeu merr pikën e parë në kampionat. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Daja (Partizani): “Kemi luajtur gjithë kohën në mesfushën e Skënderbeut, megjithëse dolëm barazim. Ne kemi humbur dy pikë në këtë përballje. Nuk më duket me vend që të më pyesni se përse shënojmë vetëm me penallti, kur kemi pasur shumë raste para porte. Të pësosh gol si e pësuam ne, do të thotë se nuk rreshtim gabim. Por një top i gjatë që duhej të kontrollohej nga ne dhe ajo që ndodhi. Ky ishte gabimi i vetëm që ne kemi bërë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *