Intervista e veçantë e Erald Laktit: Lojtar shqiptar që më pëlqen? Asnjë, po përmend…Gatuzon

Një intervistë e veçantë është realizuar me mesfushorin shqiptar, Erald Laktin. Këtë herë ishte “Violanews” që ka bërë një intervistë me këtë lojtar dhe futbollistin tjetër njëkohësisht, Marco Meli.

Të dy këta lojtarë zotërohen nga Fiorentina dhe janë dërguar njëkohësisht në huazim drejt Gubbios. Aktualisht gjenden në këtë skuadër, duke kërkuar që të rikthehen sërish me skuadrën e njohur të Serisë A. Ndërkohë në një pjesë të veçantë të intervistës bëhet edhe pyetja: “A ka lojtarë nga vendet tuaja të origjinës në të cilët ju kërkoni të gjeni diçka? Erald, Xhaka nuk përfshihet, se ne e dimë që ti e ke idhull”.

Ndërkohë përgjigja e Laktit ishte: “Po, nëse e përjashtojmë Granit Xhakën që ka zgjedhur të luajë për Zvicrën, nuk ka asnjë lojtar shqiptar që unë shoh veten. Por më kanë krahasuar shpeshherë me Gatuzon, po përmend emrin e tij”.

Nga ana tjetër, Marco Meli u përgjigj: “Unë po e ndjek Erald dhe ndryshoj vendin gjithashtu: “Kristiano Ronaldo”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online