Pas deklaratës së dhënë për “Tivibu Spor” në Turqi, Interi ka marrë vendimin të gjobisë Hakan Calhanohlu. Mesfushori i Inter-it ka akuzuar trajnerin Simone Inzaghi si fajtorin kryesor për humbjen e titullit. Zëvendesimet e gabuara çuan në humbjen e ekipit duke sjellë dhe humbjen e kampionatit. Calhanoglu sqaroi më vonë se fjalët e tij janë keqinterpretuar nga mediat pasi ai nuk e ka akuzuar asnjëherë trajnerin.
“Fjalët e mia janë keqkuptuar nga disa media pasi un kurrë nuk kam fajësuar asnjë trajner. Inzaghi është një trajner i madh dhe gjithmonë ka pasur besim tek mua. Këtë sezon fituam 2 trofe dhe kjo është meritë e tij”, u shpreh mesfushori turk.
Calhanohlu ka folur edhe për talljen nga Zlatan Ibrahimovic gjatë festimeve të titullit të Milan-it. Sipas tij suedezi ka provokuar tifozët për të kënduar kore kundër tij me fjalë ofenduese për familjen e mesfushorit. Hakan Calhanoglu e ka informuar klubin e Inter-it për deklaratën e tij, por ajo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve. Sipas “Gazzetta” dhe Alfredo Pedulla klubi ka marrë vendim ta gjobisë turkun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/