Intervista/ E dërgoi Laçin në vendin e parë, Duro: Po të isha trajneri i Vllaznisë, do ikja vetë tani

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë. Ekipi i Ilir Dajës ka fituar në shifrat 1-2 duke minimizuar në maksimum shpresat e bardhebluve për t’u futur në luftën e titullit kampion, pas gabimeve të fundit që po vinin nga ekipet e mëdha.

Belica hapi rrugën e rrjetës në minutën e 29 teksa me një skemë të përgatitur në stërvitje nga Daja, nga goditja e këndit, do të sulmonte shtyllën e parë për të gjetur rrjetën. Vetëm pak më vonë baraspesha u kthye me supergolin e Hoxhallarit nga goditja e dënimit, e cila ishte një kryevepër me vete.

Në pjesën e dytë është vendosur derbi me Bardhin, teksa pas një aksioni fantastik dhe mes kombinimeve të bukura të lojtarëve të Partizanit, Bekaj është mposhtur për herë të dytë. Tirana provoi deri në momentet e fundit për të barazuar takimin, por pa ia dalë. Megjithatë vendi i parë i klasifikimit i takon Laçit që mundi në shifrat 0-2 Skënderbeun në transfertë falë golave të Shehut dhe Mazrekajt. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Duro (Laçi): “Ishte një ndeshje shumë e vështirë ajo ndaj Skënderbeut, ia kisha frikën. Ishte shumë e vështirë për t’u interpretuar. Sigurisht që jam i lumtur që jemi në vendin e parë tani. Kam thënë që Vllaznia del me 99% kampione duke parë diferencën që kishte. Ishte 18 pikë larg nesh përpara një muaji e gjysmë. Po të isha unë si trajneri i Vllaznisë, do e lija vetë skuadrën tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *