Kur përmendet 5 maji 2002, tifozët e Interit acarohen dhe menjëherë kujtojnë atë humbje të pafalshme ndaj Lacios, që u kushtoi titullin kampion. Ende simboli i asaj katastrofe është Vratislav Greshko, një mbrojtës sllovak që në atë kohë ishte në fillimet e karrierës dhe bëri disa gabime që u cilësuan vendimtare në humbjen ndaj Lacios, mbi të gjitha një pasim i gabuar drejt Toldos, që u kap nga Po prekin, i cili shënoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2.
Tani, para sfidës vendimtare mes Lacios e Interit për një vend në Champions League, pikërisht Greshko është intervistuar nga Gazzetta dello Sport, duke folur për kujtimin e mallkuar të tij dhe gjithë interistëve.
Karriera e tij mori fund atë ditë praktikisht, por Greshko tani ngre krye dhe thotë të vërtetën e tij: “Gjithsecili duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Unë i marr të miat, por ishin të tjerë lojtarët që duhej të ishin vendimtarë atë ditë. Pasimi drejt Toldos? Mendova se ai do dilte, e kemi biseduar me të atë episod. E vërteta është që në futboll fitohet dhe humbet së bashku, ndërsa pas asaj sfidë më kryqëzuan dhe dola unë si fajtori i vetëm.
“Kujtime? Shumë dhe asnjë. Titullin nuk e humbëm atë ditë në Romë. Nisem ta humbnim në shtëpi kundër Atalantës, ku unë mungoja për pezullim, se mos më akuzon ndokush. E humbëm në Verona, ku arbitrimi ishte i çuditshëm, e humbëm në Venecia, ku u shpik një penallti kundër meje, në favor të Manieros”.
Një parashikim për sot: “Mendoj se është avantazh që Interi luan jashtë fushe. Do duhet një paraqitje e madhe, por edhe pak fat”.