Mauro Ikardi ka përmbyllur një nga transferimet më të zhurmshme në merkaton e verës. Teksa te Interi po kalonte periudhën më të vështirë të karrierës, madje duke përfunduar edhe në gjyq me zikaltërit, u lejua që të kalonte te ekipi i PSG-së.
Vizitat mjekësore dhe firma është hedhur në orët e fundit të merkatos, ndërsa kanë nisur edhe përgatitjet për të qenë menjëherë në fushën e lojës. Por përse erdhi saktësisht ky vendim? Ikardi jep një version tjetër, duke e cilësuar si një zgjedhje të mirë të karrierës për momentin ku gjendej.
“Jam shumë i lumtur dhe më jep kënaqësi të madhe që të luaj në një skuadër si kjo. Për mua dhe karrierën time është një mundësi e madhe. Të luash me lojtarët më të mirë është një sfidë. Ky aspekt ishte vendimtar kur PSG më ka kontaktuar dhe unë vendosa ta pranoja.
Erdha këtu që të fitoja tituj. PSG ka dominim absolut në Francë dhe në vitet e fundit ka fituar shumë tituj. Dua të bëj gjiithçka mundem që të jap kontributin tim. Italia është një futboll më ndryshe, që i përkushtohet më shumë mbrojtjes.
Kjo e bën të vështirë që të shënosh. Shoh përpara që të luajë në “Ligue 1”. Në Itali ka edhe shumë derbi, ndeshje mes rivalëve të mëdhenj që unë i adhuroja”, ka thënë Ikardi. /Sport Ekspres/