Katër gola, 3 pikë, vendi i tretë për momentin. Interi bën gjithçka mirë në 90 minutat e sfidës së sotme kundër Kaliarit, duke marrë një fitore me shumë vlerë edhe psikologjikisht.
Gjithçka e thjeshtë për zikaltrit, sepse Kanselo shënoi që në minutën e tretë dhe aty takimi mori fund. Kaliari modest nuk është se tentoi seriozisht të reagonte, ndoshta duke e kuptuar se bënte mirë të ruante energjitë për ndeshjet e ardhshme, me rivalë më të lehtë.
Në fillim të pjesës së dytë Ikardi siguroi fitoren, ndërsa Brozoviç në minutën e 60-të dhe Perishiç në minutën e fundit vulosën suksesin që vlen ngjitjen në vendin e tretë në renditje, në pritje që nesër të luajnë Roma e Lacio.