Interi ofron 7 milionë stërlina për Lukakun, Chelsea i bën të qartë planin për sulmuesin belg

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interi kërkon të mbajë edhe për një tjetër sezon Romelu Lukakun në Milano. Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, klubi zikaltër ka paraqitur një ofertë zyrtare në zyrën e Chelsea-t. Nënkampionët e Europës kanë ofruar 7 milionë stërlina për huazimin e Luakut edhe për sezonin 2023/24.

Por pëgjigja e Chelsea-t ka qenë “jo”. Blutë e Londrës e kanë të qartë planin e tyre për sulmuesin belg. Skuadra angleze nuk pranon të negociojë për huazime, por kërkon shitjen përfundimtare të Lukakut, të cilin e bleu po nga Interi me një shifër prej 100 milionë eurosh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *