Interi ka nisur nga puna për përgatitjet e sezonit të ri. Skuadra do të jetë nën urdhërat e Simone Inzagit, i cili tashmë ka përpiluar edhe listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion gjatë kësaj periudhe. I kushtëzuar nga Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës, të cilat kanë rrëmbyer futbollistët më të mëdhenj të zikaltërve, trajneri italian është dashur të thërrasë emra të rinj nga moshat.
Një prej tyre është edhe 18-vjeçari shqiptar, Andi Hoti. Mbrojtësi shtatlartë u bashkua fillimisht me 17-vjeçarët e Interin nga moshat e Zyrihut, ndërsa në pak muaj u bë pjesë e ekipit U19 të zikaltërve. Përzgjedhja në listën e parë të Interit për fazën përgatitore është një lajm mjaft i mirë për Hotin, që do të ketë mundësinë të punojë me një trajner të njohur si Simone Inzagit, nga i cili mund të mësojë shumë./Sport Ekspres/