Interi mendon për një kampion bote për portën, përgatitet për lamtumirën e Onanës

Interi po përgatitet për të kryer ndryshime në portë. Onana është në prag largimi, teksa Manchester United-i është prej kohësh në negociata për të blerë kartonin e kamerunasit. Në krahun tjetër zikaltrit janë duke marrë masat për lamtumirën e portierit të tyre.

“L’Equipe” raporton se drejtuesit e klubit italian kanë menduar t’i besojnë katërkëndëshin e tyre një kampioni bote. Bëhet fjalë për Hugo Lloris, i cili ka një CV mjaft të pasur dhe prej vitesh luan bë nivelet më të larta të futbollit europian. Francezi gjithashtu është i hapur për t’u veshur zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *