Derbi i Italisë dhe padyshim një nga më të bukurit në Europë është përballja që do të zhvillohet në ditën e sotme. Interi do të përballet kundër Milanit, atje ku për kuqezinjtë është një mallkim më vete fitorja e një përballje të tillë.
Me Zlatan Ibrahimoviç të rikthyer në fushë dhe përballë një kundërshtari me shumë mungesa për shkakun e COVID-19, dita e sotme është e duhura për të thyer këtë mallkim. Megjithatë në këtë mendim nuk është Diego Milito i cili shprehet se Interi ka fituar edhe me 9 lojtarë kundër Milanit.
“Interit i mungojnë 7 lojtarë? Po ne 2010 ne kemi fituar 9 kundër 11 lojtarëve të Milanit. Unë kam shumë besim se ekipi pavarësisht mungesave do të jetë në nivelin e lartë dhe Konte ka karakterin për t’I motivuar në situate të tilla. Interi do ta gjejë stimulin për të luajtur një ndeshje të madhe.
Sa i përket Lautaros i duhet pak kohë për të shpërthyer. E ka treguar menjëherë klasin e tij. Po ndjek hapat e duhura për të qenë më i miri dhe në fakt më e mira do të vijë”, u shpreh Milito. /Sport Ekspres/