Interi me kërkesë të veçantë, këkon nisjen e Serisë A 1 javë më vonë ekipeve të tjera

Shorti për kalendarin e Serisë A do të hidhet të martën më 1 shtator, ku do të përcaktohen të gjitha e raundet e këtij kompeticioni. Ndeshjet e para do ti nisin në datën 19 shtator, por mesa duket Interi nuk është dakord me këtë vendim. Bepe Marota i ka dërguar një letër zyrtare, kryetarit të Lega Seria A që ekipi i Interit ta fillojë kampionatin 1 javë më vonë.

Nëse kjo kërkesë arrin te plotësohet atëherë zikaltërit do të rikthehen në stërvitje në datat 5-6 shtator dhe do të luajnë ndeshjen e parë në raundin e dytë, duke e kompensuar javën e parë të humbur në datën 30 shtator. Një kërkesë e tillë duket mjaft e vështirë për tu plotësuar, pasi Lega Seria A do të duhet të bëntëe përjashtim vetëm për 1 skuadër, duke nxitur inatin e ekipeve të tjera italiane./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *