Ditë dhe natë… Merkato e Interit nuk njeh pushim. Punohet edhe pas mesnate, mes takimesh dhe telefonatash. Dhe, duket se transferimi i radhës pritet të vijë nga Sasuolo, pasi është arritur një akord, edhe pse jo zyrtar, mes dy klubeve për Matia Politanon, që shënoi në “San Siro” në javën e parafundit të kampionatit, duke trembur jo pak tifozët zikaltër, që më pas arritën të kualifikoheshin në Champions.
Sipas medieve italiane, akordi është arritur me huazim me të drejtë dhe jo detyrim blerje, për 25 milionë euro.
Sakaq, gati kontratë për 5 vjet e lojtarit, që pritet të përfitojë rreth 1,5 mln euro në sezon. Ndërkohë, te Sasuolo pritet të shkojnë edhe dy futbollistë nga Primavera e Interit: Andrea Adorante dhe Jens Odgard, por sigurisht me të drejtë riblerje nga Interi.
Politano ka një rol të ngjashëm me atë të Perisçit dhe mund të luajë edhe në vend të Kandrevës, në krahun tjetër.