Interi është duke përjetuar një moment të jashtëzakonshëm në drejtimin e Antonio Conte. Menjëherë pas marrjes së këtij trajneri, zikaltrit ndodhen menjëherë pas Juventusit në kampionatin Italian, por gjithashtu edhe në vendin e dytë në grupin e ferrit të “Champions League”.
Lojtari i tyre më i mirë është sulmuesi Lautaro Martinez. Futbollist argjentinas ka arritur të shënojë 5 gola në 4 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës, Juventusit, Sasuolos dhe Dortmundit. Tashmë do të vijë përballja me Parmën për Seria A pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Dortmundit.
Detyra do të jetë e vështirë për Kastriot Dërmakun që do të luajë nga minuta e parë. Pas atij debutimi fantastik në javën e kaluar, mbrojtësi i Kombëtares do të luajë sërish si titullar për shkak të dëmtimit që ka kapiteni Bruno Alvesh. /Sport Ekspres/