Inzagi është gati me valixhet në duar për t’u larguar nga Interi. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë këtë trajner, që përpos rezultateve, ka humbur menaxhimin e lojtarëve. Në Itali po flasin edhe për një emër të ri që mund të drejtojë zikaltërit, ish-futbollisti i tyre, Cristian Chivu.
Nëse kjo do të ndodhte, Kristjan Asllani mund të fërkojë duart. Sipas mediave italiane, Chivu ka qenë një nga personat e parë që i ka rekomanduar Interit që ta marrë Asllanin nga Empoli. Sa i përket formacionit të preferuar, Chivu zgjedh që të luajë me 4-3-3 dhe 3-5-2. /Sport Ekspres/