Trajneri i Portos nuk mund ta besojë eliminimin nga Champions League. Conceicao u shpreh se ekipi i tij ishte më i mirë se Interi në të dy ndeshjet, por mungesa e golit të shënuar ndikoi në këtë eliminim.
“Ne ishim më mirë se Interi në të dy ndeshjet, por nuk kemi bërë gjënë më të rëndësishme, të shënonim. Gjatë 180 minutave, e kemi dominuar Interin. Lojtarët tanë u përpoqën dhe e merituam të kalonim më tej, një bravo për ta. Interi ishte më mirë se ne vetëm në 10 minuta”, tha tekniku i Portos. /Sport Ekspres/