Interi fitoi ndaj Milanit me shifrat 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Megjithatë historia mund të shkonte shumë më keq për kuqezinjtë me fillimin e pjesës së parë, ku ekipi i Inzagit kishte të tjera raste për të shënuara. Kështu Cambiaso është shprehur pas takimit se Interi mund të bëhet pishman për faktin që nuk e mbylli historinë e kualifikimit që në ndeshjen e sotme.
“Duhet ta them se Interi mund të ketë ndonjë pishman që nuk e mbylli që sot historinë… Nuk e prisja këtë panoramë, ishte një ndeshje e ngjashme me Superkupën. Milani nuk mundi të bëjë shumë, Interi mund të bëjë ndoshta golin e tretë, por kuqezinjtë mund të shënonin gjithashtu një gol në pjesën e dytë. Interi në fillim shkoi me dyfishin e shpejtësisë, nëse keni një sekondë për të vendosur lojën, kjo është një gjë, nëse këta lojtarë kanë 3-4 sekonda në dispozicion, bëhet e vështirë pastaj”, tha Cambiaso. /Sport Ekspres/