“Interi hoqi Barcelonën nga Champions League”! Pioli tregon krenari pas ndeshjes: Sot nuk na dominuan, vetëm se shënuan golin

Mund të quhet një mrekulli e futbollit! Askush nuk e kishte imagjinuar në fillim të këtij sezoni se Interi do të arrinte në finalen e Champions League. Madje shumëkush besonte se zikaltërit do të eliminoheshin që në fazën e grupeve pasi para tyre kishin Bayern Munchen dhe Barcelonën.

Megjithatë djemtë e Inzagit arritën të kalonin më tej dhe në gjysmëfinale mundën Milanin, rivalin e përjetshëm, në një ndeshje që do të shkruhet në histori për ta. Martinez shënoi golin e vetëm në minutën e 74, ndërsa në ndeshjen e parë, zikaltërit kishin fituar 0-2. Pas këtij takimi në mbrëmjen e sotme, Pioli ka treguar pengun më të madh, që është padyshim ndeshja e parë.

“Është një zhgënjim i madh, le ta pranojmë. Kemi pasur një rrugëtim të shkëlqyer në Champions League. Ne donim të shkonim në finale, por 15 minutat e para në ndeshjen e parë vendosën gjithçka. Tani duhet të përfundojmë mirë kampionatin, do të ishte turp. Sot nuk na dominoi Interi, kemi luajtur mirë, ashtu si në pjesën e dytë të ndeshjes së parë. Në këto ndeshje Interi na shënoi gol në mundësitë e para që krijoi, ne nuk ia dolëm. Interi kaloi grupin duke hequr Barcelonën që fitoi La Liga, kanë ekip të mirë”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *