“Interi është mësuar në Serinë A, ndeshjet zgjasin 40 minuta”! Gazetari italian tregon pse u eliminua nga Atletiko Madrid: Ishte e para e vërtetë…

Gazetari i Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, ka komentuar mbi situatën e Interit në këtë sezon. Zikaltërit po kryesojnë kampionatin me meritë, por nga krahu tjetër janë eliminuar nga Champions League nga Atletiko Madrid, duke marrë gjithë shijen e hidhur.

“Tifozët nuk mund ta shajnë Interin, janë në krye të tabelës dhe fituan Skudeton. E ngatërruan plotësisht ndeshjen në Madrid, ndoshta ndeshja e parë serioze me të cilën janë përballur. Në kampionat fitojnë lehtë, ndeshjet zgjasin 40 minuta. Interi gjeti një rivalë më të dobët dhe më të vjetër. Simeone e përgatiti ndeshjen në mënyrë të pabesueshme, por Interi e mori shumë lehtë, ishte shumë i bindur se do të kalonte. Për mua Interi meritonte të shënonte më shumë gola në ndeshjen e parë dhe kështu nuk do të kishte një ndeshje kthimi”, Zazzaroni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/