Kristjan Asllani duket se ka ardhur drejt fundit të bashkëpunimit me Interin. Mesfushori shqiptar po vazhdon që të marrë pak minuta, ndërsa kjo nuk i shërben aspak karrierës së tij në këtë moment. Është në interesin e Interit dhe të vetë lojtarit që në merkaton e janarit të kemi një lëvizje të shqiptarit, në shitje ose huazim.
Mediat italiane kanë dhënë pista të ndryshme për Asllanin që e dërgojnë te Fiorentina ose në Premier League. Megjithatë së fundmi është hedhur ideja e përdorjes së Kristjan Asllanit si mundësi shkëmbimi. Sipas lajmeve të fundit nga Italia, Interi e pëlqen së tepërmi Matteo Guendouzin dhe mbrojtësin Mario Gila. Ata janë gati që të ofrojnë Asllanin si shkëmbim në mënyrë që të futen në trataviva. /Sport Ekspres/