Interi ka fituar me shifrat 2-0 kundër Udinezes në javën e 11 të Serisë A. Një fitore që nuk ishte shumë e lehtë për zikaltërit, teksa pjesa e parë do të mbyllej në barazimin pa gola. Heroi i Interit rezultoi Correa i cili arriti të shënonte dopietë.
Në minutën e 60 dhe më pas në të 68, me golat që mjaftuan për të marrë tre pikët e radhës dhe për të qenë në vendin e tretë. Nga krahu tjetër, pas kësaj fitore të arritur është shtuar më shumë diferenca ndaj Juventusit që po kalon krizë rezultatesh, duke qenë 9 pikë larg tyre. /Sport Ekspres/