Interi e ka seriozisht, sulm për Naingolanin

Spaleti e do te Interi, teksa Auzilio dhe Sabatini janë gati të vënë në “pjatë” 50 mln euro si fillim

Merkato e Interit momentalisht është e ndalur te blerja e Skriniarit dhe së fundmi, e Borha Valeros. Por, tifozët ëndërrojnë një goditje prestigji për t’u rikthyer të jenë kompetitivë për objektiva të rëndësishëm. Auzilio, Sabatini dhe Spaleti e kanë një emër të tillë. Ai është Radja Naingolan.

50 MILIONË – Nuk do të jetë e thjeshtë t’i heqësh Naongolanin Romës. Në radhë të parë seose drejtori sportiv, Monçi ka çuar drejt një përfundimi pozitiv shumë transferime, si Rydiger, Salah apo edhe Paredes dhe një tjetër ikje e rëndësishme, siç është ajo e Naingolanit do të sillte edhe tërbimin e tifozëve. Fansat verdhekuq, që me largimin e Totit e më pas “eksodit” të fundit të shitjes së tre lojtarëve, nuk po ia falin Palotës atë që po ndodh dhe në rast të një largimi tjetër, aq më tepër atij të belgut, do të kishte me të vërtetë probleme mes klubit dhe tifozëve. Por, pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Romës nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lojtarin nëse nuk do të merrnin ndonjë ofertë monstruoze për të. Në çdo mënyrë, pas atij statusi të Salah në rrjetet sociale ku shkruante, “tani e ka radhën Radja”, duke iu referuar shitjeve, Interi do të tentojë të futet seriozisht në sulm. Dhe në favorin e zikaltërve është fakti që Naingolan, për momentin, nuk ka rinovuar kontratën e tij me Romën. Prej një viti mesfushori ka kërkuar rritjen e rrogës deri në 4 mln euro në sezon, plus bonuse, por Roma nuk e ka pranuar ende këtë kërkesë të tij, duke luajtur me nervat e belgut.  Sabatini nuk ka sesi të mos e provojë këtë pistë, aq më tepër që Spaleti pret realizimin e premtimeve dhe Naingolan është njëri nga këta premtime. Për momentin Interi propozon deri në 50 mln euro, teksa Roma do të rezistojë aq sa mundet. E rëndësishme është dëshira e vetë lojtarit. A do ai të ritakohet me Spaletin?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *