Nga Klaudio Ndreca
Në ditët e fundit në Itali është rihapur një temë e vjetër dhe ka diskutime të zjarrta mes Interit dhe Juventusit. “Ne nuk i duam kampionatet në tavolinë si Interi”, mjaftoi një “pëlqim” në Twitter tek komenti i një ndjekësi nga ana e presidentit të bardhezinjve, Agneli, për të hapur shumë polemika.
Pra duke kthyer në vëmendje atë periudhë të Calciopolit, ndërsa ish-presidenti i Interit, Morati, doli menjëherë në deklaratë duke e bërë të qartë: “Koronavirusi është një gjë dhe Calciopoli është një tjetër”.
Një këndvështrim tërësisht ndryshe dhe akuzues për Moratin ka gazetari italian Marcello Chirico. Ky i fundit është njëkohësisht edhe tifoz i Juventusit, por ka sjellë në vëmendje edhe skandalet e atëhershme që u diskutuan, atje ku ish-presidenti i Interit, Facheti, komunikonte me ish-dizenjatorin e arbitrave, Pairetton.
“Moratti ka gjithnjë veshjen e bardhë të engjëllit të pastër që Materazzi i jep hua. Gënjeshtra që përsëritet një milion herë është bërë një e vërtetë: “Interi i ndershëm, Juventus i pandershëm, Juve vjedh dhe Inter kurrë nuk vjedh”.
Rasti i Masimo Moratit është si ata njerëzit që bëjnë art të paligjshëm. Fachetti? Unë e kam njohur dhe ishte i shkëlqyer, por në përgjimet e dala atëherë, ju mund ta dalloni qartësisht, me gjithë respektin, duke telefonuar dizenjatorët e arbitrave duke kërkuar që të fitojë një ndeshje.
Ajo ka qenë shumë rëndë. Një gjë e tillë nuk dëgjohet në përgjimet e Moxhit. Faccheti i kërkonte ish-dizenjuesit të arbitrave Pairetto që të fitojë një ndeshje në Kupën e Italisë. Pastaj ishte djali i Faccheti që shkoi e denoncoi Moxhin, sepse kishte folur keq për babain e tij.
Dhe raporti i famshëm i vitit 2012 thotë se Fachetti dhe Morati kanë bërë këtë art ilegal dhe Interi duhej të dërgohej në Serinë B. Të paktën Morati duhej të thirrej në gjyq. Për Juventusin nuk është gjetur asnjë ndeshje e vetme e blerë, por u mashtrua. Nuk ka asnjë telefonatë nga Moxhi në përgjimet. Për të mbyllur argumentin, ka njerëz që vazhdojnë të bien dakort me Moratin që i ka frymëzuar. Fatkeqësisht virus nuk është vetëm Kovid, virusi gjithashtu thotë shumë gënjeshtra”, ka thënë Chirico. /Sport Ekspres/