Interi detyrohet të blejë kartonin e Asllanit pas fitores me Milanin, paratë shkojnë në llogarinë e Empolit

Kristjan Asllani nuk luajti në derbin e mbrëmshëm mes Milanit dhe Interit. Zikaltërit arritën që të fitonin në shifrat 1-0 falë golit të Martinez. Mesfushori shqiptar u përdor për të hyrë në fushë në minutën e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë menjëherë pas derbit të fituar, Interi është detyruar që të paguajë paratë te Empoli për kartonin e Asllanit. Në bazë të marrëveshjes mes klubeve zikaltërit duhet të shlyenin vlerën e kartonit të lojtarit pas pikës së parë që do të merrte Interi pas 2 shkurtit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *