Interesim i jashtëzakonshëm në Korçë, 4 mijë bileta të shitura deri dje

4 mijë bileta mësohet se janë shitur deri tani për takimin e sotëm ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit. Një shifër goxha e mirë kjo, duke kujtuar që është krejt dita e sotme në dispozicion të atyre që duan ta ndjekin në shkallët e stadiumit “Skënderbeu” këtë superndeshje.

Sot pritet të shiten edhe 2 mijë bileta të tjera dhe në total shifra prej 6 mijë tifozësh do të jetë e sigurt për këtë ndeshje. Pa diskutim që një gjë e tillë do të ndodhte, kjo sepse atmosfera në qytetin juglindor ka qenë ditët e fundit më shumë se e zjarrtë dhe të gjithë janë në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës, pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin edhe me UEFA-n.

Koreografi të shumta do të shikojmë sot pas orës 17:00 nga ultrasit e Skënderbeut në stadiumin juglindor, ndërkohë që spektakli është i garantuar, pasi edhe “Guerrilsat” kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online