Interes i çmendur për ndeshjen e “Air Albania”, shiten të gjitha biletat për 10 minuta te Shqipëri-Poloni

Interesi është i çmendur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Ka shumë gjasa që në fund të shtatorit të kemi të qartë dy Kombëtaret që marrin rrugën drejt Europianit të Gjermanisë. Kuqezinjtë do të luajnë dy finale të mëdha, fillimisht në transfertë me Çekinë dhe pastaj me Poloninë në shtëpi.

Ashtu si edhe Çekia, Shqipëria zgjodhi që të shiste biletat shumë ditë para zhvillimit të ndeshjes. Kjo pasi kërkohet një stadium i stërmbushur për finalet që do të vendosin gjithçka. Nga Polonia raportohet se të gjitha biletat e vendosura në dizpozicion për polakët janë shitur sa i përket ndeshjes me Shqipërinë në vetëm 10 minuta. Pavarësisht rezultateve jo të mira, tifozët e Polonisë nuk e kanë braktisur ekipin e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *