Lionel Messi zgjodhi të vazhdojë karrierën në SHBA. Futbollisti argjentinas është lojtari i më i ri i Inter Miami-t, ku do të luajë për dy sezone e gjysmë. Prezantimi zyrtar i 7 herë fituesit të Topit të Artë do të kryhet ditën e dielë, gjatë së cilës pritet një numër i lartë tifozësh.
Drejtuesit e klubit, ndër të cilët bën pjesë edhe David Beckham-i, kanë vendosur të organizojnë një shfaqje muzikore në prezantimit e yllit argjentinas. Ky i fundit do të pritet në ritmet e muzikës latine, teksa Shakira, Maluma dhe Bad Buny do të performojnë për të pranishmit në stadium./Sport Ekspres/