Ikardi vendos të zgjohet dhe Interi e ndjek i bindur nga pas, se0pse nuk ka rrugë tjetër, pa argjentinasin nuk ka asnjë shpresë.
Sot zikaltrit triumfuan 5-0 në Xhenova, kundër Sampdorias, me një paraqitje të çmendur, duke mbyllur gjithçka në 45 minuta, me 4 gola dhe me një breshëri golash në hapësirën e pak minutave.
Katër 4 gola nga Ikardi, një gol Perishiç, dy lojtarët më cilësorë në sulm për Interin, që ka rigjetur armët e veta kryesore.
Nëse Spaleti ankohej se nuk ka cilësi në skuadër, përgjigja erdhi sot, sepse të gjithë shkëlqyen, por natyrisht meritë e madhe i shkon kapitenit Ikardi, tashmë 103 gola në Serinë A.