Inter e Roma të pafuqishme, fiton… Lacio

Që titulli është tashmë i pamundur, kjo dihej, si nga Roma, ashtu edhe nga Interi, por mbetet në lojë një vend i tretë apo i katërt që garanton kualifikimin në Champions League. Për këtë arsye, sfida e sotme ishte e rëndësisë së veçantë, aq më shumë që të dyja palët vijnë nga javë mjaft të vështira.

Pritej një reagim nga Interi, por në realitet sërish skuadra e Spaletit vuajti dhe vetëm në pjesën e dytë dominoi, duke marrë vetëm një barazim 1-1, që në fakt i leverdis më shumë Lacios, që tashmë merr vendin e tretë.

Në pjesën e parë Roma shënoi me El Sharauin dhe kontrolloi pa vështirësi një Inter të mefshtë, që u rrit në pjesën e dytë dhe krijoi shumë rreziqe, derisa gjeti barazimin e merituar me Vesinon, pak minuta para fundit. Nuk kishte më kohë, asnjë fitues në San Siro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *