Injoranca nuk ka kufi, zyrtari i Kukësit urdhëron gazetarin të largohet nga stadiumi

Ngjarje skandaloze ajo e sotmja në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pas ndeshjes mes Kukësit e Vllaznisë. Sipas rutinës, gazetari i “Sport Ekspres” Jurgen Zela ka zbritur në fushë për të marrë intervistat e rastit, si çdo koleg, çdo javë, jo vetëm në stadiumin e Kukësit.
Zëdhënësi i Kukësit ka marrë kompetenca të plota për të bërë pronarin e stadiumit dhe i ka kërkuar gazetarit të dalë nga stadiumi, pa përfunduar punën e vet, sepse ashtu dëshironte zëdhënësi, që me sa duket qenka i plotfuqishëm te klubi i Kukësit.

I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, presidenti Safet Gjici deklaroi se nuk ishte në dijeni për ngjarjen dhe nuk kishte dhënë asnjë urdhër për largim të gazetarit.

Ndërkaq, zyrtarë të tjerë në klubin verilindor shfajësohen duke deklaruar: “Klubi nuk ka gisht, nuk ka kërkuar askush të largohet gazetari. Zëdhënësi ka bërë gjithçka në kokën e vet, ishte i pirë që para ndeshjes dhe nuk duhej të ishte fare në Kukës për ndeshjen, pasi e kishim pezulluar”.

Urojmë t’i dalë pija shpejt zëdhënësit, apo kujtdo që mendon se mund të bëjë të fortin me gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online