Bluza e Kombëtares, e firmosur nga futbollistët kuqezinj, është nxjerrë në ankand nga “Help them Grow”, një iniciativë e 6 vajzave shqiptare që dërgojnë lodra dhe libra për kopshtet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.
Ankandi u zhvillua gjatë një mbrëmjeje bamirësie për të mbledhur fonde për transportin e lodrave në kopshtet shtetërore. Bluza e kombëtares u shit për një çmim prej 750 sterlinash dhe u ble nga një tifoz i kombëtares kuqezi që jeton ne Londër.
Kjo iniciativë nuk është e re, sepse ankandi me fanella të kombëtares sonë është kryer edhe më parë, por asnjëherë nuk ishte regjistruar një shifër e tillë, sepse rekordi ishte 500 euro.