Inati i madh me Florian Kamberin, e sulmon ulët ish-kapiteni i Hibernian: Habitem si e mori atë Rangersi!

Në një mënyrë vërtet të turpshme dhe të ulët, te Hiberniani vazhdojnë të sulmojnë Florian Kamberin. Pikërisht sulmuesin shqiptar, që u dërgua prej andej si huazim me të drejtë blerje te Rangersi. Por për shkakun se shprehu lumturinë për skuadrën e re, reagime të ashpra do të vinin nga Hiberniani sa i përket Kamberit.

Së fundmi në këto sulme të ulëta, bashkohet edhe ish-kapiteni Ian Murray. Ky i fundit nuk njeh aspak kohë, që megjithëse është e papërshtatshme dhe mbi të gjitha aspak llogjike, sulmon hapur sulmuesin e Shqipërisë. “Kamberi u duk si një panik i minutave të fundit për Rangers, se u dëmtua Defoe. Unë u befasova që e morën atë dhe do bëfasohem më tepër nëse e mbajnë atë. Nuk ka treguar shumë në ndeshjet që ka bërë. Nuk ka qenë lojtar kryesor as te Hibernian mesa mbaj mend, shpeshherë përfundonte jashtë ekipit”, thotë Murray.

Ndërkohë nga ana tjetër, Steven Gerrard ka thënë gjithmonë fjalë lavdëruese në konferencat për shtyp për Florian Kamberin, me trajnerin e Rangersit që shprehet i befasuar me kualitetet që i sjellë ky sulmues. E kur fjalët të tilla i thotë Gerrard, Murray thjeshtë duhet të hesht. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online