Imami ka një mesazh për Gurin: Na e ke bërë borxh

Fitorja kundër Partizanit ka ngritur ndjeshëm entuziazmin të Kukësi, pasi në skuadër është rikthyer qetësia nga dy fitore rresht mes kampionatit e kupës.

Protagonist absolut i fitores ndaj Partizanit, por edhe i kualifikimit ndaj Tiranës në kupë, me dy gola të shenuar të hënën dhe dy gola në kupë, ishte Sindrit Guri.

Sulmuesi shkodran këtë sezon ka shpërthyer, duke luajtur me pozicionin e tij natyral dhe duke u kthyer në një pikë referimi, ndërsa vjet kufizohej nga prania e Pero Pejiçit.

Rëndësinë e Gurit e dinë mirë të Kukësi dhe mesfushori Eni Imami i ka kushtuar një mesazh zbavitës sot në Instagram: “Na e ke bo borxh duke na dhon premio e rroga”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *