Nevil Dede del kundër Tiranës sa i përket deklaratave për shtyp të dhëna nga kjo skuadër mbi trajnerin Egbo. Në shtypin mediatik është përfolur shumë sa i përket largimit të këtij tekniku, madje duke u publikuar emrat edhe për zëvendësuesin e tij.
I ftuar në emisionin “Pressing”, Dede e ka quajtur si një gabim të bardhebluve këtë lloj qëndrimi që vjen nga papjekuria në disa fusha, duke i thënë se Egbo mbrohet duke i’u firmosur një tjetër kontratë dhe jo me një status në “Facebook”.
“Në çdo studio, në Shqipëri dhe kudo, çdo njeri ka të drejtë të japë mendimin e tij. Nuk i mohohet e drejta askujt. E rëndësishme është të mos ofendosh dhe të denigrosh figura. Tirana, sa e fortë është në fushë, duhet të jetë edhe në drejtim.
Imagjinoni çfarë do bënte Partizani, Olsi Rama dhe Sormani. Nëse do ta mbrojë trajnerin, e marrin dhe firmosin. Mos dil me deklarata. Kjo është mbrojtja. Ishte e pakuptimtë ajo deklaratë. Është klubi më i madh, duhet të piqen edhe në fushat e tjera. Nuk duhet të krijosh polemika kur je fitues. Fito kampionatin e mos u merr çfarë thonë njerëzit”, tha Dede. /Sport Ekspres/