“Imagjinoni, Milan-Inter dhe Barça-Juve në një ditë”/ Presidenti i UEFA-s flet për ndeshjen fajtore të COVID-19: Përgjegjsia e shtetit

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka folur shumë sa i përket vazhdimeve të kampionateve, duke treguar disa nga alternativat. Por sigurisht që asnjëra prej tyre nuk ka më shumë përparësi, pasi gjithçka është e varur nga COVID-19. Nëse situata vazhdon të përshkallëzohet, atëherë nuk mund të ketë asnjë ndeshje futbolli.

Gjithashtu Ceferin u shpreh në mënyrë të tillë se kalendari mund të rezervohet edhe “padrejtësisht” nga mbingarkesa, duke lejuar supersfida të ndryshme mes kampionateve dhe “Champions League” në të njëjtën ditë. Por duke folur edhe për ndeshjen Atalanta-Valencia, e cila u quajt ndryshe si takimi fajtor që ishte një bombë biologjike për dy shtetet më të prekura në Europë. Ceferin kujtoi se tifozët ishin mbledhur jashtë stadiumit në takimin e kthimit dhe këtu duhet të ndërhynte shteti dhe nuk ishte përgjegjsia e futbollit.

“Duke mos ditur kur do të përfundojë pandemia, ne nuk mund të kemi një plan përfundimtar. Tani për tani kemi disa. Sakrifica e Euro 2020, të ardhurat kryesore për 50 nga 55 shoqatat, nuk mund të krahasohet me atë të Kupës Botërore të Klubit, i cili ende nuk ekziston. Por ishte vendimi i duhur që u shty. Opsione? Fillohet përsëri në mes të majit, në qershor ose edhe në fund të qershorit, atëherë, nëse nuk do të kemi sukes, sezoni ka humbur.

Ekziston edhe një propozim për të përfunduar këtë sezon në fillim të sezonit të ardhshëm, i cili do të fillonte pak më vonë. Ne do të shohim zgjidhjen më të mirë për ligat dhe klubet. Mund të ndodhi edhe kështu, që të përdoren të njëjtat data.

Përshembull, mund të jetë e martë: “Milan-Inter dhe Barcelona-Juventus”. E di që do të jetë situatë unike dhe e veçantë. Nëse sezoni do fillonte përsëri, do të kemi një kompromisë që kontratat të skadojnë më vonë sesa është afati.

Është e vështirë për mua të imagjinoj të gjitha ndeshjet prapa dyerve të mbyllura, por tani nuk e dimë nëse do të rifillojmë, me tifozët ose pa ata. Nëse nuk do të kishte asnjë alternativë, do të ishte më mirë të përfundonim kampionatet gjithsesi.

Kur ishte Valencia-Atalanta, ende luanin kudo në Evropë. Ishte pas dyerve të mbyllura dhe mbi të gjitha tifozët e mbledhur para stadiumit, juridiksioni ishte i autoriteteve spanjolle. Kam dëgjuar gjithashtu një kritikë idiote për udhëtimin në Milano. Më 19 shkurt askush nuk e dinte që Lombardia do të ishte qendra e epidemisë. Ka autoritete përgjegjëse këtu”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online