Teksa të gjithë po diskutojnë për vendimin që UEFA pritet të jap në këto kohë për Shqipërinë, Bashkim Tufa ka treguar disa detaje shtesë. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, Tufa tregon kohën që kanë pushtetarët dhe Gjykatat në mënyrë që Shqipëria të mos marrë 10 vitet e dënimit pa Europën.
“Sot, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të diskutojë finalen parësore. UEFA nuk mund të rrezikojë të luhet finalja e një eventi të saj, në një vend ku nuk është regjistruar Federata, pa Federatë. Paralajmërimi i fundit do të jetë deri në fundin e këtij muaji. Nëse nuk do të zgjidhet deri atëherë, atëherë do të vijë dënimi për 10 vite. Imagjinoni vetëm këtë: “Përjashtohet nga Europa, Rusia dhe Shqipëria”, tha Tufa. /Sport Ekspres/