“Imagjinojeni pak kundër Van Dijk”! Legjenda e Skocisë i bindur për dështimin e Ronaldos: Shiheni te Juventusi, nuk bën dot diferencën

Transferimi i Kristiano Ronaldos te Manchester United ka bërë bujën mediatike të orëve të fundit. Portugezi është rikthyer në shtëpinë e tij ku shkëlqeu në karrierë për të marrë ngjitjen e madhe, por legjenda e Skocisë, Graeme Sounes, sheh dështimin e tij. Sipas 68-vjeçarit portugezi do të arrijë që të shënojë gola, e megjithatë nuk do të arrijë që t’i përmbush pritshmëritë pasi nuk bën dot diferencën.

“Ka për të shënuar gola sepse ka inteligjencën dhe është shumë atletik. Por në ndeshje të mëdha kundër mbrojtësve të mirë…imagjinojeni pak atë kundër Virgil Van Dijk. Kam shumë dyshime. Juventusi e mori atë për të fituar Champions League, por Ronaldo nuk bën dot më diferencën në ndeshje të mëdha”, u shpreh Sounes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online