Një shfrenim fantazie shkruhet në median prestigjoze sa i përket projektit të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Këtu po flasim për median e njohur angleze “SUN”, që së bashku me gazetën spanjolle “El Chiringuito”, kanë publikuar një lajm për merkaton që është në kufijtë e së pabesueshmes.
Të gjithë jemi kurioz që t’i shohim të paktën njëherë Ronaldon dhe Mesin duke luajtur së bashku. Kjo dëshirë jo vetëm që mund të realizohet, por mund të bëhet edhe shumë e konsumuar, pasi Juventusi po projekton t’i ketë të dy këta yje.
Ronaldo është pjesë e bardhezinjve, ndërsa Lionel Mesi do të tentohet në verë. Ylli argjentinas ka përplasje te Barcelona dhe nuk duron më hedhjen e të gjitha përgjegjësive mbi shpatullat e tij rreth dështimeve. E këtu nuk mbaron gjithçka pasi po këtyre mediave, Pep Guardiola do të marrë vendin e Sarrit. /Sport Ekspres/